Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - DRENICA

Llapi deklason Drenicën, fuqishëm në garë për Evropë

Llapi deklason Drenicën, fuqishëm në garë për Evropë


9 April, 2023 @17:03

Pa probleme për Llapin ndaj Drenicës sot.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina takimin e sotëm e fitoi 4-0 (Gerhard Progni 6’, Alex Firmino 44’, Festim Alidema 81’, Albion Kurtaj 85’).

Gerhard Progni në minutën e 6’ shënoi për epërsinë fillestare, kurse dyfishimi i epërsisë erdhi në minutën e 44’, me Firminon që shënoi pas shërbimit nga Festim Alidema.

TABELA AKTUALE

Dominimi i Llapit vazhdoi dhe fitorja u bë edhe më e thellë në fund të takimit, kur Festim Alidema e Albion Kurtaj shënuan nga një herë për përfundimtaren 4-0.

Kjo fitore bën që forma e mirë e Llapit të vazhdojë dhe gjasat për vendin e tretë që dërgon në Evropë të jenë më se reale, kurse Drenica në anën tjetër mbetet skuadra më e rrezikuar për rënie nga elita në fund të këtij sezoni.


 
Të gjitha lajmet nga