VETËM NJË HERË STARTUES

Llapi ndahet me qipriotin!
18 April, 2023 @11:37
Në total pesë paraqitje, katër në Superligë (një herë startues) dhe një në Kupë, Martinos Christofi ka ndarë rrugët me Llapin, që e kishte paralajmëruar si përforcim të denjë për ekipin.
Qiprioti kishte ardhur në janar të këtij viti si transfer i lirë nga ekipi finlandez Lahti. E ende pa përfunduar stinori 2022/23 pra pas afro katër muajsh qëndrimi, 29-vjeçari është ndarë me ekipin.
“Ju njoftojmë se me marrëveshje të dyanshme kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Martinos Christofi. Martini u bë pjesë e jona gjatë afatit kalimtar të janarit, por që palët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje si dhe falenderojmë atë për angazhimin dhe kontributin e dhënë.” — ka shkruar KF Llapi në njoftim.
Llapi është i gjashti në renditje aktualisht, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund të stinorit dhe ka 39 pikë, derisa ende po lufton për të arritur pozitën e tretë, vend ky që mundëson daljen në gara evropiane nga liga. Gjithashtu, llapjanët janë edhe në garë për Kupën e Kosovës, ku edhe janë mbrojtës të titullit.