KOMUNIKATA E KF LLAPI
Llapi shqyrton nëse do të vazhdojë garat
1 November, 2020 @18:28
Skuadra e Llapit pas ndeshjes së sotme ndaj Dritës, të cilën e humbi 1-2 dhe pas, siç thonë, padrejtësive nga referi, do të shqyrtojë sonte a do të vazhdojë garat në Superligë apo jo.
Në një komunikatë për shtyp botuar pak më parë në llogarinë e skuadrës në Facebook, KF Llapi ka bërë të ditur se sonte do të mblidhet kryesia e skuadrës dhe do të shqyrtojë vazhdimin e garave.
“Edhe pse po ndihemi keq si Kryesi dhe si familje që kemi investuar shumë në futbollin llapjan por ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë tendencë ndaj klubit tonë, Llapit. E dhimbshme të rikthehemi në Ligën e Parë por ne nuk mundemi më, ne do të vazhdojmë të investojmë në futboll por jo në këtë kohë që për kundërshtarë në fushën e lojës kemi këso gjyqtarë që shkelin mbi djersën e futbollistëve dhe mundin e shpenzimet marramendëse të donatorëve,” ka përfunduar kominkata e KF Llapi.