Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PODUJEVË

Llapi shton përvojë, duke zyrtarizuar Haxhiun ndihmës të parë të Batatinës

Llapi shton përvojë, duke zyrtarizuar Haxhiun ndihmës të parë të Batatinës


6 January, 2022 @19:56

Tashmë banka e Llapit do të jetë edhe me më shumë përvojë. Kjo pasi që klubi sot ka zyrtarizuar në radhët e shtabit teknik, si ndihmës trajner të parë të Tahir Batatinës, trajnerin Fidaim Haxhiu.

Haxhiu ka qenë pjesë e klubit të Trepçës, ndërsa njihet me punën e tij të palodhshme dhe përkushtimin në detaje për secilin futbollist.

“Shtabi teknik i skuadrës sonë është përforcuar me një emër të mirënjohur në futbollin tonë duke arritur marrëveshje me trajnerin Fidaim Haxhiu i cili është emëruar ndihmës trajner i parë i Shefit të shtabit teknik, Tahir Batatina.
Trajneri Fidaim Haxhiu ka qenë pjesë e klubit të Trepçës dhe i njëjti nga opinioni futbolldashës njihet si një njeri mjaft punëtor dhe i përkushtuar për punën me futbollistët,”
ka bërë të ditur KF Llapi sot.

Llapi ka kryer vitin 2021 në pozitë të katërt të renditjes në Superligë, me 29 pikë nga 18 ndeshje të zhvilluara. Skuadra minimalisht po mëton të dalë në Evropë përsëri këtë pranverë, ndërsa trajneri Batatina disa herë ka thënë se ekipi do të luftojë deri në fund edh e për titullin kampion.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga