TRANSFER

Foto: KF Llapi
Llapi zyrtarizon përforcimin nga Brazili
15 June, 2022 @15:30
Fernando Augusto është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit.
Skuadra podujevase këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook pak më parë, ku njoftoi që Augusto luan si mbrojtës i majtë dhe me Llapin ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare.
Braziliani 28-vjeçar gjatë karrierës së tij ka luajtur te disa skuadra në Brazil, ndërkohë që ka edhe pak përvojë në futbollin maqedonas te skuadrat e Pelisterit dhe Makedonija Gjorce Petrovit.
Kujtojmë që shorti i hedhur dje ka vendosur që Llapi të përballet me Buducnostin malazez në rrethin e parë kualifikues të UEFA Conference League.