MIQËSORE

Foto: FC Malisheva
Malisheva fiton miqësoren ndaj FC Kyzylzhar
27 January, 2022 @11:55
Në miqësoren e luajtur sot në Turqi, Malisheva e ka mposhtur skuadrën FC Kyzylzhar, skuadër që vjen nga shteti i Kazakistanit.
Ndeshja u luajt në Antalya të Turqisë, e rezultati përfundimtar i saj ishte 2-1. Për Malishevën golat u shënuan nga Mërgim Pefqeli dhe Hasan Hyseni.
Kjo ishte miqësorja e dytë e Malishevës në Turqi këtë muaj. Në miqësoren e parë, Malisheva e mposhti skuadrën Lokomotiv Moska me rezultat 1-0.