MALISHEVA 2-1 PRiSHTINA

Foto: FCPrishtina/fb
Malisheva mposhtë Prishtinën dhe arrin mesin e tabelës!
9 November, 2022 @16:14
Skuadra e Malishevës ka shënuar një fitore të madhe sot ndaj Prishtinës në “Liman Gegaj”, ndërsa me fitore ka dalë në pozitën e pestë (sot) para ndeshjeve tjera që do të zhvillohen.
Ka qenë Drilon Hazrollaj që i dha epërsinë ekipit të Sami Sermaxhajt me një gjuajtje të fuqishëe në fillim të ndeshjes, por shpejt Endrit Krasniqi barazoi rezultatin nga penalltia!
E kur ndeshja po pritej që të përfundonte me barazim, ka qenë mbrojtësi Medin Bajrami që e dha golin me kokë pas një krosimi prej gjuajtjes së lirë, duke ia sjellë fitoren e madhe Malishevës, për përfundimtaren Malisheva 2-1 Prishtina [Drilon Hazrollaj 3, Medin Bajrami 88 - Endrit Krasniqi 20 pen.].
Malisheva arrin në 18 pikë me këtë fitore, ndërsa Prishtina mbetet pa fitore derisa ka pësuar për herë të katërt këtë stinor dhe është në 23 pikë!