Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA PARA RËNIES!

Malisheva përmbys Drenicën për t’ia thelluar krizën

Malisheva përmbys Drenicën për t’ia thelluar krizën


29 April, 2023 @17:45

Një fillim i mirë për Drenicën ka zgjatur shumë pak. Menjëherë pas golit të shënuar të epërsisë përmes Agim Zekës, ata shkaktuan penallti dhe Behar Maliqi barazoi nga penalltia për mysafirët e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, ndërsa rreth 20 minuta më vonë, Bleart Tolaj siguroi fitoren e mysafirëve, Drenica 1-2 Malisheva [Agim Zeka 5 —  Behar Maliqi 7pen., Bleart Tolaj 24].

Tolaj u asistua nga Ronald Sobowale për të shënuar, ndërsa Drenica përkundër përpjekjes nuk arriti të ndalë serinë prej tashmë tetë ndeshjeve pa humbje, e krizën e tyre dhe mundësinë për të mbijetuar me ndonjë pikë të fituar sot e ulën edhe Da Silva e Burim Veseli, ku i pari u skuq në minutën e 63 të ndeshjes, ndërsa i dyti në kohën shtesë të takimit, ashtu që skuadra e Blerim Devollit kreu ndeshjen me 9 lojtarë në fushë.

TABELA AKTUALE

Fitorja për Malishevën është jetike, ku pas 31 ndeshjesh ka arritur kuotën e 36 pikëve dhe gjendet në pozitën e shtatë të renditjes, ndërsa Drenica e fundit në renditje ka 23 pikë nga po aq ndeshje, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje për t’i luajtur.

Malisheva pret Trepçën’89 në edhe një derbi të pjesës së poshtme të tabelës në xhiron tjetër, ndërsa Drenica i shkon Ferizajit, në duelin tjetër final, që është derbi i skuadrave në zonën e rënies.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga