Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INSTAGRAM

Marash Kumbulla tregon ndaj kujt është më së vështiri të bësh mbrojtje

Marash Kumbulla tregon ndaj kujt është më së vështiri të bësh mbrojtje


25 April, 2020 @17:46

Qendërmbrojtësi shqiptar i Veronës, Marash Kumbulla, që këtë stinor ka arritur majet e futbollit italian pas stinorit shumë të mirë të ekipit të tij, ka qenë dje drejtpërdrejtë në Instagram, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

“Dua ta falenderojë trajnerin Ivan Juric. Jam duke e jetuar ëndrrën time,” ka thënë Kumbulla 20 vjeç.

“Unë kam qenë kapës i topave në Bentegodi dhe asnjëherë nuk do ta harrojë ditën kur u ula në bankën rezervë të ekipit për herë të parë,” ka shtuar ai.

Përkundër se ai tërë jetën e tij ka qenë lojtar i Veronës, ky ka qenë viti i debutimit, por edhe i shpërthimit të tij. E përballë ka pasur yje të mëdhenjë. Por, cili ka qenë më i vështiri për tu mbrojtur?!

“Dybala pa dyshim për mua. Ai është sulmuesi më i vështirë për tu markuar. Sa i përket duelit Cristiano Ronaldo, une e preferoj Leo Messin,” ka thënë Kumbulla.

Përndryshe, sipas qendërmbrojtësit shqiptar mbrojtës më të mirë aktual në botën e futbollit janë Virgil Van Dijk, Giorgio Chiellini dhe Sergio Ramos.


 
Të gjitha lajmet nga