Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGUE 1

Marseille, fiton derbin

REUTERS/Jean-Paul Pelissier

Marseille, fiton derbin


19 January, 2013 @19:10

Ish sulmuesi i Toulouse-it, Andre Pierre Gignac, ka shënuar në minutat shtesë të takimit derbi të xhiros XXI të Ligue 1 për të përcaktuar fituesin e derbit ndërmjet Olympique Marseille - Montpellier. 

Në fakt marsejezët kanë qenë në epërsi nëpërmjet Andre Ayew, e pas barazimit nga Emanuel Herrera, kampioni Montpellier ka dalë në epërsi në pjesën e dytë me anë të golit të John Utakas. 

Vëllau tjetër, Jordan Ayew, ka shënuar në minutën e 80-të për të barazuar rezultatin derisa françezi Andre Pierre Gignac në minutat shtesë i ka sjellë tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të Elie Baup në luftë për titullin kampion. 

Tash Marseille ka 41 pikë dhe gjindet në pozitën e dytë me dy pikë më shumë se PSG që bie në të tretin, ndërsa një më pak se Lyon që është në vendin e parë me 42 pikë. 

REZULTATET

Sochaux - Reims 1-0

Marseille - Montpellier 3-2

Lyon - Evian 0-0


 
Të gjitha lajmet nga