KOSOVA U18 - SHQIPËRIA U18
Maxhuni nis me fitore, Kosova mposht Shqipërinë
3 August, 2021 @21:26
Përfaqësuesja U18 e Kosovës (M), e mposhti me lehtësi Shqipërinë me rezultat 85-62.
Kosova nga çereku i parë, nuk e lëshoi epërsinë dhe e arriti fitoren e parë me trajnerin Bekim Maxhuni.
Visar Ejupi shkëlqeu me 28 pikë te Kosova, kurse edhe Anes Gashi luajti me pikë dyshifrore prej 11 pikëve.
Te Shqipëria u dalluan Andri Jareci me 13 pikë dhe Martin Krypçi me 10 pikë të tjera.
Kosova ndeshjen e dytë në grup do të luajë me Moldavinë më 5 gusht, kurse Shqipëria më 4 gusht me Moldavinë gjithashtu.