Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I KRYEQYTETIT TË SHQIPËRISË!

Mba shënon në derbi, Bekaj mbron penallti, Partizani kap Tiranën në kaosin e Air Albanias

Mba shënon në derbi, Bekaj mbron penallti, Partizani kap Tiranën në kaosin e Air Albanias


7 March, 2023 @10:54

Portieri i Kosovës, Visar Bekaj, është treguar shumë i mirë, ndërsa ka shpëtuar Tiranën në disa raste përkundër humbjes në derbi ndaj Partizanit mbrëmë në Air Albania të Tiranës.

Bekaj ka mbrojtur penalltinë e Bruno Telushit, ndërsa ka qenë i sigurt edhe në disa raste, përkundër se ekipi i tij Tirana u mposht 2-0 nga Partizani, për të “vluar” luftën për titull në Shqipëri.

Në anën tjetër, sulmuesi i Trepçës’89 që kaloi te Partizani, Christian Mba, ka shënuar golin e parë të Partizanit, kur nga afërisa shënoi për avanatazh (20) 1-0, pasi që kishte asistuar Andi Hadroj. Krejt në fund, zëvendësuesi i Mba-së, Tedi Cara i dha fund dilemave të fituesit, pasi që shënoi me të hyrë mnë lojë (80) për 2-0!

Florent Hasani luajtu 90-minuta te Tirana bashkë me Bekajn në portë, ndërsa te Partizani u paraqitën Engjëll Hoti dhe Leart Zekolli, të dy si zëvendëues.

Gjendja aktuale në renditje është Tirana e para me 40 pikë nga 24 ndeshje me goldallim +14, ndërsa Partizani ka pikë të njëjta nga po aq ndeshje me goldallim +5.

Ndeshja u luajt në një kaos tifozërish, ku pësuan që brenda 5-minutave të para të lojës portieri Visar Bekaj por edhe Bekim Redjepi i Partizanit, kur u goditën nga gjësendet e hedhura prej publikut. Ndeshja u ndërpre për rreth 3-minuta, derisa portierët vazhduan ndeshjen!

Tym e flakë në tribuna, hedhje të bombolave me gas në fushë, bënë edhe një ndërprerje në minutën 9, derisa kapitenët qetësuan pak tifozëritë për tu vazhduar ndeshja.



i:

PARTIZANI: Rexhepi, Atanaskoski, Sota, Telushi, Hadroj, Matondo, Rrapaj, Maget, Murataj, Da Silva, Mba
Trajner: Xh. Kolela
TIRANA: Bekaj, Najdovski, Behiratçe, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Hasani, Patrik.
Trajner: O. Shehi

 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore