FEDERATA

Mbyllet procesi i propozimit të kandidatëve për kreun e FSHF
Teksti: FSHF
11 February, 2022 @11:45
Mbyllet procesi i propozimit të kandidatëve për President dhe KE, kurse sot mblidhet Komisioni Verifikimeve në FSHF.
Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se ditën e sotme, e premte 11 shkurt 2022, ora 15:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Verifikimit.
Kjo mbledhje vjen një ditë pas përfundimit të afateve statutore për propozimin e kandidatëve për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Siç është i parashikuar në statutin e FSHF, Komisioni i Verifikimit do kryejë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve si dhe integritetit të kandidatëve.Në përfundim të mbledhjes, FSHF nëpërmjet një njoftimi për shtyp do t’ju bëj me dije emrat e propozuar si kandidat për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv.