Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUKËS

Më 15 tetor inaugurohet stadiumi i ri “Zeqir Ymeri”

Më 15 tetor inaugurohet stadiumi i ri “Zeqir Ymeri”


24 September, 2021 @18:19

Punimet janë duke shkuar drejt fundit, ndërsa stadiumi pritet të jetë gati në gjysmën e muajit të radhës, që në total nuk ka më shumë se tri javë.

“Zeqir Ymeri” i Kukësit do të ketë barin natyral më cilësor të mundshëm për shkak të klimës së ndryshueshme të qytetit VeriLindor të Shqipërisë, ndërsa ish-kampioni pas shumë kohësh do të mund të defilojë para tifozëve të vetë.

“Ditët në vazhdim, do të vijë edhe tapeti i cili do të jetë 100% natyral, teksa cilësia e tapetit do të jetë e lartë, në mënyrë që të përballojë kushtet klimatike në Kukës. Inagurimi i stadiumit të ri, do të jetë në datën 15 tetor pasi punimet janë drejt përfundimit,” ka bërë të ditur njoftimi i klubit të Superiores, që ka nisur në mënyrë perfekte stinorin, me dy fitore nga dy ndeshjet e para, gjë të cilën s’e ka bërë asnjë skuadër këtë stinor 2021/22.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore