MIQËSORE

REUTERS/ Arben Celi
Me 26 mars kundër Lituanisë
14 February, 2013 @15:50
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kombëtarja do të luajë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Lituanisë më 26 mars, në Tiranë.
Kuqezinjtë katër ditë para miqësores me Lituaninë do të luajnë kundër Norvegjisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin, ndërsa kjo ndeshje do të zhvillohet në kryeqytetin norvegjez, Oslo.
Shqipëria gjindet në pozitën e tretë në grupin A me 6 pikë të tubuara, duke u renditur pas Zvicrës që ka dhjetë pikë dhe Norvegjisë me një pikë më shumë se kuqezinjtë