Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA ANTI-BJELLORUSI

Me Çanin e Sadikun kundër bjellorusëve

ESPN

Me Çanin e Sadikun kundër bjellorusëve


9 November, 2013 @20:11

Gianni De Biasi ka shpallur listën e lojtarëve të cilët do të jenë në dispozicion të tij për ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë, që do të luhet me 15 nëntor në Antalia të Turqisë.

Në listën e italianit janë rikthyer sulmuesit Armando Sadiku dhe Edgar Çani, derisa është lënë jashtë liste Hamdi Salihi si dhe dyshja e Litex Lovech, Armando Vajushi dhe Jurgen Gjasula.

Të rikthyer në kombëtare janë edhe mesfushori i Paderbornit, Alban Meha, dhe ai i Carpit, Ledian Memushaj.

Samir Ujkani, i cili një kohë të zgjatë nuk po gjen aktivizim në skuadrën e tij, është një tjetër emër që është lënë jashtë liste.



Lista e 22 lojtarëve për ndeshjen kundër Bjellorusisë

Portierë
Etrit Berisha Lazio
Orges Shehi Skënderbeu
Mbrojtës
Ansi Agolli Qaraback
Elseid Hysaj Empoli
Lorik Cana Lazio
Andi Lila PAS Giannina
Loret Sadiku Helsingborg
Mërgim Mavraj Greuther Furth
Tefik Osmani Teuta
Ermir Lenjani St. Gallen
Mesfushorë
Amir Abrashi Grasshoppers
Sabien Lilaj Skënderbeu
Ledian Memushaj Carpi
Alban Meha Paderborn
Odise Roshi FSV Frankfurt
Migjen Basha Torino
Emiljano Vila PAS Giannina
Shkëlzen Gashi Grasshoppers
Sulmues
Edgar Çani Carpi
Valdet Rama Real Valladolid
Bekim Balaj Jagiellonia
Armando Sadiku Lugano

 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria