PLANI VERDHEZI
Me fitore në shtëpi do të kualifikohemi
3 February, 2017 @8:53
Pas humbjes nga Teodo në kuadër të xhiros së parë të fazës së dytë të ligës ballkanike, ndihmës trajneri i Pejës, Bujar Loci, ka thënë se ekipi shpreson që me fitore në shtëpi të sigurojë kualifikimin në fazën finale të garave.
“Humbja në ndeshjen ndaj Teodos ka ardhur si pasojë e saktësisë së madhe të shutit të tyre. Ne kemi pasur probleme në mbrojtje. Shpresoj që do të fitojmë dy ndeshjet që i kemi në shtëpi për të kaluar tutje,” ka thënë Loci, shkruan faqja zyrtare e BIBL.
Peja është ekipi i vetëm nga Kosova që ka arritur të kualifikohet këtë stinor në fazën e dytë të BIBL. Verdhezinjtë, tash kanë bilanc 1-2 në Grupin D.
Të mërkurën që vjen, Peja pret Kumanovën në “Karagaç”. Kumanova është lider i Grupit D me bilanc 3-0.