ANDI LILA
Më i miri në Janinë
6 April, 2016 @0:38
Kavajasi Andi Lila ka marrë vlerësimin më të lartë nga mediat greke për lojën e fundit të tij të zhvilluar në mes të ekipit të tij PAS Giannina (PAS Janina) ndaj Levadiakosit.
Lila 30 vjeç është notuar me 7 nga gazeta sportive greke ndërsa për të është thënë:
“Kontrolloi me sukses zonën e përgjegjësisë së tij, përkundër barazimit të ekipit 1-1. Ndërsa ka kërcënuar me shuta jashtë 16 metërshit. Paraqitje shumë e mirë e lojtarit në pozitën e tij natyrale, gjashtëshe tipike.”