AMIR RRAHMANI
Me këtë lojë, do të vjen fitorja ndaj Moldavisë
16 November, 2020 @0:05
Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani që ka qenë shtyllë e lojës së ekipit në mbrojtje dhe ka treguar veten edhe njëherë me intervenimet e tij në momente kyqe ndaj lojtarëve kundërshtarë, ka thënë se me këtë lojë Kosova do të mund të mposht Moldavinë.
“Ka qenë ndeshje me koncentrim të madh dhe të gjithë kemi dhënë maksimumin. Nëse vazhdojmë kështu do të kthehemi në rrugën e duhur. Është ndeshja e fundit dhe besoj se do ta fitojmë kundër Moldavisë. Nëse luajmë kështu, fitorja nuk do të jetë e diskutueshme. Synojmë fitoren për të mbetur në Ligën C të Ligës së Kombeve”, ka thënë Rrahmani.
Kosova është mposhtur nga Sllovenia 2-1, ndërsa më 18 nëntor luan ndaj Moldavisë në Prishtinë për të siguruar mbijetesën në Ligën C të Kombeve.