FISI BESON TE PUBLIKU
Me ndihmën e publikut, fitojmë
5 December, 2015 @15:45
Basketbollisti i Pejës, Fisnik Rugova, që më parë ka qenë edhe pjesë e Sigal Prishtinës, pret që ekipi i tij sot të ruaj pamposhtmërinë në Superligë dhe të shënojë fitore ndaj prishtinasve me ndihmën e publikut në “Karagaç”.
“Ne si ekip jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Pres që me ndihmën e publikut të fitojmë në fund,” ka thënë Rugova për gazetën Olle para ndeshjes së sotme, transmeton faqja zyrtare e Pejës.
Peja nuk ka pësuar asnjë humbje në “Karagaç” këtë stinor dhe dëshiron të vazhdojë këtë seri.
Ekipi verdhezi është lider i pamposhtur në Superligë me nëntë fitore nga 9 përballjet e para të stinorit.