KOMBËTARJA

Mehmeti, emri i ri te kuqezinjtë
1 September, 2013 @17:30
Kombëtarja e Shqipërisë duket e gatshme për dy ndeshjet e radhës që do t’i luajë kundër përfaqësueseve të Sllovenisë dhe të Islandës.
Përzgjedhësi italian, Gianni De Biasi, në listën e tij ka përfshirë 28 futbollistë, ndërsa në sy bie emri i sulmuesit Agon Mehmeti i cili pret debutimin e tij nën fanellën kuqezi.
Në listë vërehet po ashtu mungesa e lojtarëve si Erion Bogdani, Edmond Kapllani, Alban Meha e disa të tjerë, të cilët nuk janë zgjedhur nga De Biasi për shkaqe të ndryshme.
Shqipëria më 6 shtator do të përballet me Slloveninë, ndërsa vetëm katër ditë më vonë kundërshtar do ta ketë përfaqësuesen e Islandës.
Lista e De Biasit për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Islandës
Portierë | Samir Ujkani | Palermo | |
Etrit Berisha | Kalmar | ||
Orges Shehi | Skënderbeu | ||
Mbrojtës | Admir Teli | Qarabag | |
Lorik Cana | Lazio | ||
Andi Lila | PAS Giannina | ||
Tefik Osmani | Teuta | ||
Renato Arapi | Skënderbeu | ||
Elseid Hysaj | Empoli | ||
Debatik Curri | Goverla | ||
Armend Dallku | Vorskla Potlava | ||
Mesfushorë | Jurgen Gjasula | Litex Lovech | |
Ergys Kaçe | PAOK | ||
Odise Roshi | FSV Frankfurt | ||
Migjen Basha | Torino | ||
Ansi Agolli | Qarabag | ||
Armando Vajushi | Litex Lovech | ||
Ervin Bulku | Sepahan | ||
Valdet Rama | Real Valladolid | ||
Vullnet Basha | Sion | ||
Amir Abrashi | Grasshopper | ||
Sabien Lilaj | Skënderbeu | ||
Emiljano Vila | PAS Giannina | ||
Shkelzen Gashi | Grasshopper | ||
Sulmues | Ahmed Januzi | Vorskla Potlava | |
Edgar Çani | Karpi | ||
Hamdi Salihi | Jiangsu Sianty | ||
Agon Mehmeti | Sporting Olhanense |