Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERI I PARË VEROR

Mentor Mazrekaj nënshkruan me Strugën

Fotot & Video: fcstruga.com

Mentor Mazrekaj nënshkruan me Strugën


11 June, 2023 @12:27

Futbollisti i disa ekipeve nga Kosova, që ka bërë karrierë në Shqipëri dhe në Norvegji, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Laçit, Mentor Mazrekaj - tash e tutje do të vesh fanellën e ekipit kampion të Maqedonisë Veriore, Struga.

Ekipi që vjen nga burimi i Drinit të Zi ka bërë të ditur se mesfushori Mazrekaj, tash në moshën 34-vjeçare do të jetë forcë shtesë e skuadrës në ndeshjet ndërkombëtare që i presin këtë verë.

Mazrekaj është përforcimi i parë i kampionit që drejtohet nga trajneri Shpëtim Duro, ndërsa ky i fundit ka qenë arsyeja pse Mazrekaj ka nënshkruar me skuadrën.

Shpetim Duro @ Struga

“Ky transferim erdhi nga insistimi i profesor Shpëtim Duros. Dihen raportet që kam me të dhe realisht nuk mund ta refuzoja. Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e skuadrës së Struga Trim Lum, që edicioin e kaluar shkroi histori duke u shpallur kampion i Maqedonisë” – u shpreh Mazrekaj, për faqen zyrtare të struganëve.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore