Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KROACIA - RUSIA

Mes shiut e baltës, Kroacia s’dorëzohet dhe siguron Botërorin

Mes shiut e baltës, Kroacia s’dorëzohet dhe siguron Botërorin


14 November, 2021 @16:53

Në një ndeshje të luajtur në kushte aspak të volitshme për lojë për shkak të shiut e fushës së rënduar nga balta, Kroacia nuk u dorëzua deri në fund dhe e mposhti Rusinë 1-0, për ta siguruar kështu kualifikimin direkt në Botërorin e Katarit.

Përfaqësueses ruse i mjaftonte edhe barazimi, që të shkonte direkt në Botëror, por kroatët e gjetën rrjetën në minutën e 81’ të ndeshjes dhe kështu e detyruan Rusinë që Botërorin ta kërkojë përmes Play Off-it.

GRUPET KUALIFIKUESE

Figura tragjike e Rusisë në këtë takim ishte Kudryashov, i cili në minutën e 81’ e dërgoi topin në rrjetën e gabuar dhe skuadra e tij u mposht falë këtij goli të pranuar.

Kështu, nga Grupi H kualifikues, direkt në Botëror shkon Kroacia, e dyta përfundon Rusia e pastaj me radhë renditen Sllovakia, Sllovenia, Qipro e Malta.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror