Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Mesfushori i Kosovës në ekipin e javës

Mesfushori i Kosovës në ekipin e javës


23 May, 2019 @17:24

Një nga mesfushorët e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Idriz Voca, ka arritur të futet në skuadrën e xhiros XXXV të Superligës së Zvicrës në futboll.

Voca zhvilloi paraqitje fenomenale në fitoren që Luzerni e shënoi me rezultat 3-0 ndaj Zürichut në shtëpi, fitore që e mban skuadrën e mesfushorit të Kosovës në garë për një vend që dërgon në Europa League.

Startues për Luzernin ishte edhe Shkëqim Demhasaj, një nga sulmuesit e Kosovës, i cili luajti për gjithsej 63 minuta.

FTESAT E CHALLANDESIT

Në anën tjetër, në këtë takim startues për mysafirët ishin Mirlind Kryeziu e Benjamin Kololli. I pari u zëvendësua për shkaqe taktike në minutën e 37’ të ndeshjes, kurse i dyti luajti gjatë gjithë ndeshjes, por nuk ishte në ditën e tij më të mirë

I pranishëm për ta përcjellur takimin mes Luzernit e Zürichut dje ishte edhe Bernard Challandes, përzgjedhësi i Kosovës.

Sa i përket skuadrës së javës, e cila është paraqitur më poshtë, aty këtë xhiro është futur edhe Pajtim Kasami, sulmuesi i Sionit.


 
Të gjitha lajmet nga