KOMBINIMI
Messi-Villa, për fitore
17 March, 2013 @23:05
Lionel Messi ka shënuar dy herë dhe ka asistuar në golin e David Villas për fitoren e tretë me radhë të Barcelonës në të gjitha garat.
Mirëpo, edhe ish sulmuesi i Valencias, David Villa, ka qenë protagonist sonte duke ia kthyer Messit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i asistuar në golat e tij.
Me këtë fitore katalonasit kanë mbajtur distancën ndaj Real Madridit me 13 pikë.
Kundërshtari, Rayo Vallecano, ka arritur që të ulë epërsinë e Barcelonës në fund kur zëvendësuesi Raul Tamudo ka shënuar në minutën e 70-të të ndeshjes.
Barcelona vazhdon të jetë e para me 74 pikë nga 28 ndeshje, derisa Vallecano është në vendin e nëntë me 41 pikë nga po aq ndeshje dhe ka siguruar mbetjen në elitën spanjolle.
LA LIGA, SONTE:
Barcelona - Rayo Vallecano | 3-1 | ||
Granada - Levante | 1-1 | ||
Osasuna - Atletico Madrid | 0-2 |