GREQI
Gëzimi i mbeti në fyt
17 March, 2013 @17:23
Lojtari i skuadrës greke AEK, Girgios Katidis, është duke u përfolur më së shumti në Greqi. Ai pas golit të shënuar në ndeshjen kundër Veria-së, u gëzua duke e bërë përshëndetjen naziste, për këtë gjest, Federata e Futbollit grek, vendosi që lojtarin të dënojë.
Girgiosi 20 vjeçar, nuk do të mund ta vesh më fanellën e kombëtares, gjithashtu edhe në ligën greke do të bëhet një mbledhje të mërkurën, ku do të shqyrtohet gjendja e lojtarit.
Tash pritet që edhe skuadra e AEK-ut ta dënojë lojtarin, ndërsa edhe tifozët e zjarrtë të klubit që njihen me emrin “Original 21”, kërkojnë nga kryesia që të largohet Katidis.