Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROSSONERI

Balotelli sjell fitoren përsëri

REUTERS/Alessandro Garofalo

Balotelli sjell fitoren përsëri


17 March, 2013 @17:01

Sulmuesi italian i ardhur nga Manchester City, Mario Balotelli, ka shënuar sot dy herë për t’ia sjellë Milanit fitoren e radhës në Serie A. 

Skuadra e Massimiliano Allegrit po vazhdon me lojëra të mira në Serie A, përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve. Milan tani më është duke konkurruar për pozitën e dytë në tabelë dhe është larg Napolit vetëm dy pikë dhe po pret një gabim të tyre për zënë këtë pozitë. 

Në ndeshjen tjetër interesante, Fiorentina mposhti Genoan në një duel golash, ku posa shënonte ekipi i Vincenzo Montellas xhenovezët barazonin, deri në momentin kur mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, që dërgoi vjollcat në epërsi 3-2, që ishte e pakapshme për bregdetarët. 

Hetemaj fiton, Bogdani barazon

 

Shqiptari me pashaportë finlandeze, Përparim Hetemaj, ka filluar ndeshjen me Chievon të cilën ekipi i tij e fitoi ndaj Pescaras si mysafir. Hetemaj u zëvendësua në minutën e 75-të të takimit, ndërsa golat Chievo i shënoi në minutat 88 dhe 90. 

Portieri prizrenas, Samir Ujkani, që mbron për përfaqësuesen shqiptare, ka ngorhur edhe në këtë ndeshje me Chievon bankën rezervë të saj. 

Erion Bogdani është paraqitur si zëvendësues sot për Sienën, por vlonjati për 15 minutat sa ishte në fushë nuk arriti që të ndryshonte diçka në rezultat që si duket i konvenoi të dyja palëve. Bogdani u fut në fushë në vend të italianit Alessandro Rosina. 

Në ndeshjet tjetër Napoli - Atalanta, Valon Behrami është ndëshkuar me karton të verdhë në fitoren e vështirë të ekipit të tij për të ruajtur pozitën e dytë. Në ndeshje që nga minuta e parë ka qenë edhe ai por edhe bashkëlojtari i tjetër i tij, Blerim Xhemajli. Edinson Cavani (2) dhe Goran Pandev kanë shënuar në fitoren e napolitanëve. 



SERIE A, SOT

Siena - Cagliari 0-0
Milan - Palermo 2-0
Fiorentina - Genoa 3-2
Napoli - Atalanta 3-2
Pescara - Chievo 0-2

 
Të gjitha lajmet nga Serie A