SERIE A
Shiu shtyn ndeshjen
17 March, 2013 @16:29
Ndeshja që është dashur të luhet sonte ndërmjet Sampdorias dhe Interit në Xhenovë është për një termin të pacaktuar. Kjo ka ardhë si pasojë e paralajmërimeve për rreshje të mëdha që do të mund të shkaktojnë stuhi, pasi që siç dihet Xhenova është qytet bregdetar.
Për këtë arsye autoritetet e qytetit kanë paralajmëruar që të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin askund që nga ora 17:00 e ditës së sotme.
Përveç kësaj ndeshjeje është paralajmëruar se edhe ndeshja në Torino ndërmjet Torinos dhe Lazios do të mund të jetë diskutabile për shkak të rreshjeve të mëdha të borës që priten, mirëpo kjo sfidë ende nuk është shtyrë dhe pritet të vazhdojë në terminin e caktuar më parë, prej orës 20:45.