Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VALENCIA

Më lehtë seç parashikohej

REUTERS

Më lehtë seç parashikohej


17 March, 2013 @0:46

Ekipi i udhëhequr nga Ernesto Valverde që javën e kaluar u eliminua në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, ka arritur të mposht njërin ndër rivalët kryesore në luftë për pozitën e katërt që dërgon stinorin tjetër në këtë garë. 

Goli i parë ka qenë vendimtar në ndeshje, pasi që para se të shënojë sulmuesi kryesor i lakuriqëve, Roberto Soldado, mbrojtësi i Betisit, Antonio Amaya u ndëshkua me karton të kuq, si shkaktar i penalltisë. 

E prej atij momenti gjatë tërë ndeshjes Valencia kishte një dominim të lehtë në fushë, por jo edhe duke konkretizuar rastet derisa në pesë minutat e fundit u çelë mbrojtja e Betisit. Ka qenë autogoli i brazilianit, Paulao, që ia dha epërsinë dhe sigurinë lakuriqëve, ndërsa braziliani tjetër, Jonas, përfundoi punën në përfundimtaren e ndeshjes duke shënuar për 3-0 në të mirë të lakuriqëve. 

Valencia me këtë fitore është ngritur në kuotën e 45 pikëve dhe gjendet aktualisht në vendin e pestë të tabelës me dy pikë më pak se Real Sociedad, që është i katërti, ndërsa skuadra nga Sevilla, Betis, ka rënë në pozitën e shtatë me 43 pikë. 



LA LIGA, SOT:

Valencia - Real Betis 3-0

 
Të gjitha lajmet nga La Liga