BIANCONERI
Juventusi rutinor
17 March, 2013 @0:25
Juventusi i Antonio Contes është maestral në ndeshje ndaj ekipeve që janë nën katërshen e madhe italiane. Ata sonte kanë arritur të mposhtin Bolognën në saje të durimit, duke pritur që të lodhet kundërshtari e të qëllojnë në momentin e duhur.
Ka qenë sulmuesi malazias, Mirko Vucinic, që ka hapur serinë e golave të binaconerëve me golin e tij në minutën e 62-të të takimit, ndërsa pas vetëm tetë minutash asistuesi i golit të parë, Claudio Marchisio, ka shënuar vetë, duke pranuar asist nga Vucinici për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 0-2.
Me këtë fitore Juventusi ka ngritur epërsinë në krye të tabelës ndaj Napolit në 12 pikë, duke arritur kuotën e 65 pikëve. Në anën tjetër kundërshtari i tyre i sontëm, Bologna përkundër se u mundua mjaft, nuk arriti të gjejë rrjetën e portës së legjendarit, Gianluigi Buffon. Bologna është në mesin e tabelës, pozitën e dhjetë, me 35 pikë të tubuara në 29-të xhiro.
SERIE A, SOT
Bologna - Juventus | 0-2 | ||
Catania - Udinese | 3-1 |