CANA
Feneri i fortë!
16 March, 2013 @19:13
Mbrojtësi shqiptar, Lorik Cana, i cili kaloi nga Galatasaray në Lazio, përsëri do të kthehet në Stamboll. Ai do të përballet me rivalin e përbetuar të Galatasarayit, Fenerbahçe, në çerekfinale të Europa League.
Duke folur për mediat në lidhje me kthimin e tij në Stamboll ai ka thënë se Fenerbahçe është skuadra më e fortë në Turqi si dhe ka cekur se ka shumë shokë në Stamboll, ku do të shikojë mundësinë për t’u takuar me ata, njofton portali turk Ajans Spor.
Cana është mbajtur mend nga tifozët e Galatasarayit si njeriu që ia ka dridhë shtyllën Fenerbahçes në njërën ndër derbit e mëdha të zhvilluara të Turqisë, kur kishte goditur nga më larg se 30 metra.