VALLADOLID
Rama prej fillimit
16 March, 2013 @18:36
Shqiptari i ardhur nga Suedia në Spanjë, Valdet Rama, pasi që debutoi javën e kaluar për ekipin e tij, Real Valladolid, sot ka filluar nga minuta e parë ndeshjen.
Mirëpo, në fund ekipi i tij është mposhtur keq nga Real Sociedadi që po lufton për një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve, 4-1.
Rama 25 vjeç ka luajtur në anën e djathtë të sulmit të ekipit të tij dhe atë deri në minutën e 56-të të ndeshjes kur është zëvendësuar nga trajneri serb, Miroslav Djukic, me Alberto Buenon.
Valladolidi i Ramës gjindet në pozitën e 11-të të Primera Divisionit spanjoll me 35 pikë.
LA LIGA, SOT:
Real Sociedad - Real Valladolid | 4-1 |