CITY
Shuhen shpresat
16 March, 2013 @16:07
Një gol i mrekullueshëm i Leon Osman në minutën e 32-të të ndeshjes si dhe një tjetër i sulmuesit kroat, Nikica Jelavic në sekondat e fundit të ndeshjes kanë fundosur kampionin anglez, Manchester City, sot.
Fitorja e Evertonit prej 2-0 e ka ngritur skuadrën e David Moyes në vendin e pestë të tabelës duke mbledhur 48 pikë, derisa e ka mbajutr ekipin e Roberto Mancinit 12 pikë larg Manchester Unitedit lider.
Gjysmë orëshin e fundit Everton e ka luajtur me një lojtar më pak në fushë, pasi që mesfushori jugafrikan, Steven Pienaar, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u desht të lëshojë fushën.
REZULTATI:
Everton - Manchester City | 2-0 |