BUNDES 2
Meha fitues i duelit shqiptar
15 March, 2013 @20:09
Ekipi i Alban Mehës, Paderborn, ka arkëtuar tre pikë të reja në Bundesliga 2, pasi në ndeshjen e sontme kundër skuadrës së Odise Roshit, FSV Frankfurt, ka shënuar fitore me rezultat 3-0.
Pikërisht Meha ishte ai i cili shënoi golin e parë në ndeshje. Futbollisti nga Mitrovica e mposhti portierin mysafir në minutën e 21’ duke shënuar nga penalltia.
Ndërkaq, mesfushori shqiptar i Frankfurtit, Odise Roshi, u inkuadrua në lojë në minutën 74’ për ta zëvendësuar sulmuesin Marcel Gaus, mirëpo përpjekjet e tij ishin të pamjaftueshëm për të nxjerrë së paku një barazim nga udhëtimi në Paderborn.