FRANCË
Lyon dorëzohet në Bastia
16 March, 2013 @18:54
Dy ekipet olimpike, Lyon dhe Marseille, tashmë ia kanë hapur rrugën Paris St Germainit, që me fitore nesër të ngris edhe më distancën në krye të tabelës.
Lyon është mposhtur shumë keq sot nga Bastia 4-1. Me këto tre pikë Bastia ka bërë një hap të madh në luftë për mbijetesë, derisa Lyon tani më duhet të shresojë në shumë gabime të parisienëve për t’i arritur në krye.
Florian Thauvin ka shënuar dy herë, ndërsa Anthony Modeste dhe ëahbi Khazri nga një për fitoren e Bastias, derisa golin që doli të jetë i nderit për lionezët e shënoi transferi i tyre më i shtrenjtë në histori të klubit, Lisandro Lopez.
Dallimi ndërmjet Paris St Germain dhe Lyonit tash është katër pikë dhe nëse ekipi i Carlo Ancelottit fiton nesër largësia mund të bëhet shtatë pikëshe.
LIGUE 1, SOT:
Bastia - Lyon | 4-1 |