JUNIOR
Presin gola nga Talla
17 March, 2013 @15:41
Armend Talla është një futbollist që shënon shumë për moshën e tij, andaj pritjet nga ai janë të mëdha. Talenti 18 vjeçar i 2 Korrikut aktualisht ka ndihmuar skuadrën e tij që të arrijë në vendin e dytë në tabelë, me pikë të njejta sikurse që ka edhe Vëllaznimi i Gjakovës.
Ai llogaritet të jetë njëri ndër sulmuesit kryesor të Superligës juniore të Kosovës, pasi që ka shënuar 7 herë në 13 paraqitje.
Ndërkaq, ai duke folur për Borozani.com ka thënë se në edicionin pranveror do të jetë edhe më i ‘nxehtë’, duke paralajmëruar se nuk do ta lëshojnë titullin nga duart.
Ai në një turne ku morri pjesë ekipi i tij që u mbajt në Shqipëri ka shënuar nëntë herë në pesë ndeshje, falë të cilave u ftua edhe në ekipin e parë.
Ndërsa duke pasur parasysh se ka pasur kundërshtarë nga ekipet si Bashkimi i Kumanovës, pastaj Drita, Ramiz Sadiku, talenti i Tallës pritet të zhvillohet edhe më.
Në fund ai u ka falenderuar të gjithë bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të skuadrës që po e përkrahin dhe po punojnë me të, drejt krijimit të një sulmuesi me nam. Tashmë të gjithë futbolldashësit presin të shohin golat e tij në pranverë.