KF DUKAGJINI

Met Millaku mbyllë sezonin!
7 February, 2022 @22:37
Njëri ndër lojtarët e dalluar të Dukagjinit të Klinës, Met Millaku, është detyruar ta mbyllë sezonin 2021/22 për shkak të lëndimit të marrë në përballjen e fundit, në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës ndaj Gjilanit.
Mesfushori 24-vjeçar i klinasve ka këputur ligamentin kryqëzor ACL të këmbës dhe do të duhet t’i nënshtrohet operacionit, ka bërë të ditur klubi sot.
Mungesa e tij pritet të jetë gjashtë muaj, deri në shërimin e plotë të lëndimit.