MANAGER OF THE MONTH - AUGUST 2022

Mikel Arteta, trajneri i muajit në PremierLigë
16 September, 2022 @14:04
Pas startit perfekt të stinorit, Mikel Arteta, trajner i Arsenalit ka marrë çmimin e trajnerit më të mirë të muajit gusht në Premier Ligë.
Spanjolli 40-vjeçar fiton për herë të tretë në karrierë këtë cmim, ndërsa është bërë i pari që prej Arsene Wengerit që ka nisur stinorin me pesë fitore radhazi.
Arteta për muajin gusht, kishte kundërkandidatë Antonio Conten, Pep Guardiolën, Graham Potterin dhe Marco Silvan.