Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GALATASARAY

Milot Rashica, Mauro Icardi dhe Juan Mata - në Galatasaray!

Milot Rashica, Mauro Icardi dhe Juan Mata - në Galatasaray!


8 September, 2022 @11:13

Transferet e vonshme të lojtarëve të ligave të njohura evropiane si zakonisht, drejt Turqisë.

Njëri ndër ta është edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili do të kalojë si huazim te Galatasarayi turk, ndërsa pos tij ekipi ka bërë të ditur se po afron edhe Juan Matën si dhe sulmuesin italo-argjentinas Mauro Icardi.

Juan Mata @ Galatasaray

Pos treshes në fjalë, Galatasaray ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje edhe me Yusuf Demir nga Rapid Vjena si dhe Mathias Ross.

Milot Rashica @ Galatasaray

Për Rashicën, Galatasaray do të paguajë huazim një-sezonal dhe pastaj do të vendos për më tutje. Sa i përket Icardit, pjesë të rrogës së tij ende do të paguajë PSG. Ndërkaq për austriakun Yusuf Demir, Galatasaray do të paguajë 6 milionë euro si transferim të plotë.

 Mauro Icardi @ Galatasaray

Në total rekord-kampioni turk në listën e përforcimeve për këtë sezon ka shtuar: Juan Mata, Mauro Icardi, Yusuf Demir, Mathias Ross, Milot Rashica, Lucas Torreira, Dries Mertens, Sergio Oliveira, Haris Seferovic, Leo Dubois, Fredrik Midtsjö, Abdülkerim Bardakcı, Kazımcan Karataş.

Sa i përket këtij sezoni, Galatasaray nuk e ka nisur mirë, duke regjistruar tri fitore, një barazim dhe një humbje në 5 xhirot e para të stinorit! Lideri Besiktas ka katër fitore dhe një barazim.

Fanatik

 


 
Të gjitha lajmet nga