GRUPI G: DYNAMO 0-2 JUVENTUS
Morata i jep nismë të mbarë Pirlos
20 October, 2020 @21:51
Dy gola në pjesë të dytë të shënuar nga i ri-transferuari Alvaro Morata i kanë dhënë fillim të mbarë Juventusit në Ligë të Kampionëve.
Juventus ka mposhtur si mysafir Dynamon e Kievit në stadiumin olimpik të Kievit në Ukrainë, për të marrë 3 pikët e para të stinorit në Grupin G të Ligës së Kampionëve.
Përndryshe kjo natë ka qenë debutuese edhe për Andrea Pirlon në Ligë të Kampionëve si trajner, i cili kështu e nisi me fitore, pas pjesës së parë të përfunduar me barazim pa gola.
E vetmja brengë për Juventusin do të mund të ishte lëndimi i hershëm i Giorgio Chiellinit, që u zëvendësua në minutën e 19 të ndeshjes me turkun Melih Demiral. E në fund, porta e Wojciech Szczesnyt mbeti e paprekur.
Në duelin tjetër të Grupit G, Barcelona pret Ferencvarosin në CampNou.