VJOSA NIS ME PËRFORCIME

Muhamed Llapashtica përforcim i parë te Vjosa
14 June, 2023 @21:35
Vjosa e Shtimes pas renovimit me kapitenët e skuadrës, ka bërë të ditur për përforcimin e parë për edicionin e ri të garave 2023/24. Ai është mesfushori defanziv Muhamed Llapashtica, që vjen nga ekipi i Drenasit nga Liga e Parë Grupi A.
Përndryshe, Llapashtica më parë ka luajtur për Kosovën U-19. Ndërsa Vjosa shpreson që ai të shtojë cilësi në skuadrën e drejtuar nga Leotrim Krasniqi.
“Muhamed Llapashtica është përforcimi i parë i KF.Vjosa! Muhamedi lojtar që luan si mesfushor defanziv, ka luajtur për Llapin në Superlig për Drenasin në ligën e parë të Kosovës. Ka qenë pjesë Kombëtarës së Kosovës U-19. Me Muhamedin i shtojmë kualitet dhe shum siguri mesfushës sonë.” - ka shkruar FC Vjosa në njoftim. ◼️