Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VEDAT MURIQI, PARA NDESHJES NDAJ BURKINA FASOS

Muriqi flet për trajnerin e ri të Kosovës

Foto: FFK

Muriqi flet për trajnerin e ri të Kosovës


22 March, 2022 @23:04

Sulmuesi numër një i Kosovës dhe golashënuesi më i mirë i vendit, Vedat Muriqi, në një deklaratë dhënë për faqen e Federatës ka thënë se ekipi do të jep maksimumin në përballjet e marsit.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për përzgjedhësin e ri të ekipit, Alain Giresse si dhe formën e futbollistëve.

“Jemi duke vazdhuar me punën tonë dhe do të japim maksimumin si gjithmonë. Edhe pse nuk e njohim Burkina Fason, pak a shumë kemi filluar ta njohim dhe t’i shohim pikat e tyre të dobëta dhe me forcën tonë besoj se do të arrijmë rezultat pozitiv. Shpresoj ta përdorim këtë periudhë të mirë. Kur kemi pasur serinë pozitive prej 13 ndeshjeve pa humbje kemi qenë sikur tash të gjithë në formë dhe shpresoj ta përdorim këtë moment të mirë dhe të arrijmë rezultate të mira. Trajneri i ri? Ne jemi futbollistë profesionistë dhe duhet të zbatojmë teknikën dhe taktikën e tij. I urojmë mirësardhje atij dhe shpresojmë që të kemi rezultate të mira së bashku me të”. — ka thënë sulmuesi i Kosovës, që aktualisht është lojtar i Mallorca, ku po luan si huazim nga Lazio.

Prizrenasi pritet të jetë përzgjedhja e parë e sulmit të Giresse në përballjet që vendi ynë i luan ndaj Burkina Fasos më 24 mars, si dhe ndaj Zvicrës më 29 mars — të dyja miqësore, e para në Prishtinë, e dyta në Zurich.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kosova