Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Napoli merr leje për stërvitje të plotë!

Napoli merr leje për stërvitje të plotë!


2 May, 2020 @17:41

Napoli ka marrë leje për të nisur stërvitjet e ekipit në qendrën stërvitore më 4 maj, sipas rregullave të parashtruara nga autoritetet.

Vendimi i fundit i qeverisë italiane thotë që prej datës 4 maj mund të nisin vrapimet në park, që nënkupton stërvitje individuale për sportistët, por jo që ato të futen në qendra stërvitore deri më 18 maj.

Por për shkak të veprimit të ndryshëm në regjione të ndryshme, pasi Emilia Romagnas tash edhe Campania duke përfshirë Napolin - kanë dalë me mesazh të qartë se ekipet duke iu përshtatur rregullave mund të futen në qendër stërvitore.

Regjionet e Lazios, Venetos dhe Sardinias gjithashtu pritet që më 4 maj të rifillojnë me stërvitje.

Te Napoli suksesshëm luan edhe mbrojtësi e kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A