PËRFITON NAPOLI
Napoli vendos! Osimhen drejt Arabisë Saudite
30 August, 2024 @10:19
Njoftimet e fundit të mediave kanë bërë të ditur se Napoli ka vendosur për të ardhmen e sulmuesit të tyre nigerian, Victor Osimhen. Njeriu që ishte instrumental në rikthimin e titullit kampion pas 3 dekadash, në stinorin 2022/23 do të bëhet pjesë e ekipit arab, Al-Ahli.
Shuma për të cilën Napoli është dakorduar me arabët, përfolet të jetë prej 75 milionë eurosh fillestare që mund të shkojë deri në 80 milionë euro. Osimhen 25 vjeç, do të pranojë rrogë vjetore prej 25 milionë eurosh, ndërsa Al-Ahli veçse ka caktuar datën e kontrollit mjekësor, para zyrtarizimit të lojtarit.