IPSWICH TOWN

Ndihmësi i Solskjaerit te Man Utd, bëhet trajner i Celinës
16 December, 2021 @22:32
Skuadra e Ipswich Town ka përuruar sot trajnerin e ri të skuadrës, të cilin e ka zyrtarizuar pak më parë.
Veriirlandezi Kieran McKenna është trajner i ri i ekipit ku luan reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina.
McKenna së fundi ka qenë ndihmës-trajner i Manchester Unitedit, pasi që ka punuar me Ole Gunnar Solskjaerin aty.
Ai do të nis punën menjëherë në Portman Road dhe do të jetë trajner i 19 në histori të klubit.
McKenna tash 35-vjeç ka qenë kapiten i Irlandës Veriore në të gjitha gjeneratat prej U-17 deri në U-21, ndërsa karriera e tij u ndalë para se të arrijë në ekipin e parë të Tottenhamit, kur një lëndim e detyroi atë të ndahet nga futbolli i luajtur në moshën 23-vjeçare.