Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZIDANE

Ne vijmë këtu për të fituar

Foto:Google

Ne vijmë këtu për të fituar


13 April, 2021 @20:11

Zidane foli në konferencë për shtyp të mbajtur në Anfield, përpara ndeshjes mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Zizou tha se pavarësisht lëndimeve ekipi gjen forcë të bashkohen dhe të kenë performanca të mira.
“Skuadra gjithmonë bashkohet në vështirësi dhe kjo ju tregon karakterin e ekipit. Na ka ndodhur shumë herë dhe na mungojnë shumë lojtarë. Do të doja t’i kisha të gjithë, por me ata nga këtu do të përgatisim një të mirë lojë”.

Trajneri shtoi se hyjnë në këtë takim për të fituar.
“Ne vijmë këtu për të fituar, kjo është ajo që ne do të provojmë”.

Ai tregoi që Valverde është i gatshëm pë ndeshje.
“Fede është rikuperuar dhe ai do të jetë njëqind për qind me ekipin. Dhe ne do të shohim se si do ta menaxhojmë atë”.

Francezi nuk mundi të zgjedh në mes trofeut të La Ligës dhe Ligës së Kampionëve.
“Ne nuk do të zgjedhim dhe nuk do të mendojmë për atë. Kjo do shihet dita ditës. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, asgjë më shumë. Ne do të përpiqemi të kalojmë në raundin tjetër”

Në lidhje me rizgjedhjen e Florentino Perez si president Zidane sqaroi:
“Së pari, unë e përgëzoj atë. Ai sigurisht se dëshiron të ndërtojë një ekip të shkëlqyeshëm përsëri, edhe pse ne tashmë e kemi atë. Presidenti ka bërë gjithmonë gjëra të mëdha për Madridin dhe do të vazhdojë të bëjë kështu.”


 
Të gjitha lajmet nga