KOSOVA - SUEDIA

Nesër bllokohen rrugët përreth “Fadil Vokrrit” për ndeshjen Kosovë-Suedi
27 March, 2021 @16:37
Rrugët përreth stadiumit “Fadil Vokrri” nesër do të jenë të bllokuara për shkaqe sigure për ndeshjen Kosovë - Suedi.
Njoftimi është dhënë nga Policia e Kosovë, e cila ka bërë të ditur për rrugët të cilat do të jenë të bllokuara në kryeqytet.
“Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Stadiumit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike. Plani në fjalë do të fillojë të implementohet nesër prej orës 07:00, deri në pëfundim të ndeshjes, ku do të ndërpritet qarkullimi dhe ndalohet parkimi i të gjitha automjeteve në rrugët: “Enver Zymberi” dhe “Rinia”“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkon ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht ju bëjnë apel qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.
Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë, e cila është në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, luhet nesër (e diel) nga ora 20:45.