FIFA RANKING
FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri
18 July, 2018 @18:21
Lista e re e renditjes mujore të FIFAs dhe e para pas Botërorit Rusia 2018 do të publikohet së shpejti nga shtëpia e futbollit botëror.
Kështu, ekipet do të shohin renditjen e re të FIFAs, ku llogaritja e re do të ketë këtë sistem vlerësimi.
P = Pp + I x (W - We)
0.5 - miqësoret jashtë kalendarit të miqësoreve ndërkombëtare;
1.0 - miqësoret brenda kalendarit të miqësoreve ndërkombëtare;
1.5 - ndeshjet e Ligës së Kombeve (faza grupore);
2.5 - ndeshjet e Ligës së Kombeve (play-off dhe finalet);
2.5 - kualifikimet për garat e konfederatave (UEFA EURO, Copa America, Nations Cup, etj.), kualifikimet për Botërorin FIFA;
3.5 - ndeshjet e garave të konfederatave (para çerekfinaleve) UEFA EURO, Copa America, etj.;
4.0 - ndeshjet e garave të konfederatave (çerekfinalet e tutje) UEFA EURO, Copa America, etj; ndeshjet e Kupës së Konfederatave FIFA;
5.0 - ndeshjet e Botërorit FIFA (para çerekfinaleve);
6.0 - ndeshjet e Botërorit FIFA (çerekfinalet e tutje);
Kosova në qershor ka qenë në pozitën e 141-të të renditjes mujore të FIFAs. Ndërsa TOP 10-shja e FIFAs ka qenë kështu: Gjermania, Brazili, Belgjika, Portugalia, Argjentina, Zvicra, Franca, Polonia, Kili dhe Spanja.
Tabela e sqarimeve:
P - pikët | Pp - pikët paraprake | I - rëndësia e ndeshjes | |
W - rezultati i ndeshjes (0 - për disfatë, 0.5 - për barazim dhe 1 për fitore) | We - rezultati i ndeshjes (We = 1 / (10 ʌ (-dr/600) + 1), ku "dr" është dallimi ndërmjet ekipeve në renditjen e muajit të kaluar. |