Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEWCASTLE UNITED

Newcastle ngritjen e planifikon me Eddie Howe

Foto: nufc.co.uk

Newcastle ngritjen e planifikon me Eddie Howe


8 November, 2021 @22:18

Pasdite u bë e ditur se Newcastle United emëroi edhe zyrtarisht pasardhësin e Steve Bruce në krye të shtabit teknik.

Eddie Howe që ka bërë punë të jashtëzakonshme me Bournemouth dhe përfolej si trajner i mundshëm i disa ekipeve gjatë verës, pasi që është i pa punë që prej gushtit të vitit 2020, është emëruar pasardhës i Bruce te laraskat, ndërsa miliarderët nga Arabia Saudite pritet t’ia besojnë atij ringritjen e skuadrës, me kontratë deri në verën e vitit 2024.

Eddie Howe

“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, por gjithashtu do të ketë jashtëzakonisht shumë punë për ne aty,” ka thënë Howe në deklaratën e tij të parë si trajner i ri i Newcastle, në faqen zyrtare të klubit.

Ai po merr detyrën te ekipi në pozitë të 19 në renditjen tabelare dhe me pesë pikë largësi nga zona e shpëtimit.

Magpies kërkuan së pari Unai Emeryn, por ky i fundit i refuzoi. Bashkëpronarja e Newcastle Amanda Staveley e ka përshkruar Howe si një njeri pasionant dhe trajner dinamik, ndërsa ka bërë të ditur që ndeshja e parë e trajnerit të ri do të jetë ndaj Brentfordit në shtëpi më 20 nëntor.


 
Të gjitha lajmet nga