VËLLAZNIMI 0-1 TREPÇA
Krizën e shfrytëzon Trepça, humbja e parë e Vëllaznimit
7 November, 2021 @23:03
Vëllaznimi ka regjistruar humbjen e parë të stinorit në Ligë të Parë Grupi A sot, pasi që u mposht nga Trepça e Mitrovicës që fitoi në Gjakovë me rezultat minimal 0-1 (n.n. 74’).
Pak para lojës së sotme Vëllaznimi bëri të ditur se lojtarët e ekipit të parë nuk kanë pranuar të paraqiten në fushë për shkak të krizës financiare në klub, ndërsa në lojë kanë hyrë juniorët kuqezi. Të rinjtë kanë treguar lojë të mirë dhe kanë luftuar tepër ndaj përvojës së Trepçës, por në fund është dashur të ndahen kokulur nga takimi dhe në duartrokitje të tifozëve vendas, pas golit të pranuar në pjesë të dytë pasi që 45-minutat e para përfunduan 0-0.
E kjo ka qenë humbja e parë për Vëllaznimin këtë stinor që tashmë veçse po ndahet nga synimi i rikthimit në Superligë.
Në anën tjetër Trepça e drejtuar nga ish-lojtari i saj i dikurshëm Emin Baliqi, me këtë fitore është ngritur në mes të renditjes tabelare në ligë, pasi që ka kapur fitoren e katërt të stinorit.